Politike

Protesta ndaj Vuçiç, PS: Bëhet për hallin Berishës, po vazhdon linja antiamerikane

20 Dhjetor 2021, 16:48 Nga DOSJA
Protesta ndaj Vuçiç, PS: Bëhet për hallin Berishës,

TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha për organizimin e protestës së sotmë përpara Kryeministrisë kundër “Ballkanit të Hapur” dhe vizitës së ardhshme të presidentit serb Aleksandër Vuccicc në vendin tonë. Në përfundim të seancës së fundit plenare të këtij viti, Balla tha se kjo protestë po bëhet “për hallin e Berishës, jo kundër iniciativës ‘Open Balkan’. Ai e quajti këtë protestë si vazhdimësi e linjës antiamerikane në vendin tonë.

Më tej, zyrtari i mazhorancës shtoi se po pret përgjigje nga Prokuroria për privatizimin e terreneve të klubit sportiv Partizani dhe për privatizimin e OSSH-së nga CEZ. Më tej, kryetetari i grupit parlamentar të PS-së në kuvend, theksoi se ccdo njeri që shprehet në Shqipëri kundër SHBA-së, është dhe kundër vetes.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet një protestë që nuk ka asnjë gjë në përmbajtjen e vet me politikën e Shqipërisë në rajon dhe angazhimin e Shqipërisë në integrimin europian. Është thirrur për hallin e Sali Berishës, aspak me Ballkanin e Hapur. Është një nismë e përshëndetur gjerësisht nga SHBA dhe BE. Të kundërvihesh kundër saj është vijmësi e linjës antiamerikane në Shqipëri. Berisha s’ka hallin e Ballkanit të Hapur. S’ia zgjidh askush. Institucionet e drejtësisë në këtë vend të bëjnë punën e tyre për hetimin e dosjeve korruptive që flenë në SPAK teksa dhëndrri I Sali Berishës është pjesë e protestive të Salit që të mbrohet nga drejtësia. Kemi bërë kallëzim penal si u privatizua klubi sportiv Partizani. U shit më pak se 100 milionë lekë të vjetra. Po ashtu, është një aferë korruptive privatizimi i OSSH nga CEZ. Këto dy dosje nuk kam marrë përgjigje nga prokuroria për statusin e tyre.

Mziu mori masë të pandehur, deputetët e PD-së shkonin t’u çonin mëngjesin, drekën, kur u lirua nga paraburgimi u prit si hero.

Partia Demokratike është e pandershme, para 3 muajsh Basha merrte fjalën dhe sulmonte SPAK si të paaftë në parlament. Këto 3 muaj janë ndaluar zyrtarë të lartë dhe sot e përshëndeti. Si kryetari  shumicës në këtë sallë që një pjesë e opozitës e përshëndesin këtë nismë. Shpresoj ta mbështesin dhe me veprime. Shqiptarët duhet të durojnë 30 vite akoma Berishën. Në 1999, mos harroni kurrë, Saliu ishte kundër Rambujesë, ndërsa Kosova çlirohej. Po të mos ishte SHBA, Kosova nuk do të çlirohej kurrë. Sot, si i identifikuar “non-grata”, udhëheq protesta kundër dialogut Kosovë-Serbi, Kushdo që është kundër këtij dialogu është kundër njohjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë me njohje të plota”, përfundoi Taulant Balla,

LAJMI KRYESOR: PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serbë, Berisha: Uragani s’ndalet këtu!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ballkani i hapur taulant ba ballkani i hapur taulant ba

Sondazh

Poll