Politike

Vasili për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore: Punësohen persona me dy vjet përvojë

20 Dhjetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Vasili për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore: Punësohen

TIRANË – Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili sulmoi projektligjin e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si “pseudoreformë në shërbim të centralizimit të pushteteve nga kryeministri”. Në seancën e sotme plenare, Vasili e quajti këtë draft si qesharak pasi në këtë organ të ri do të punësohen persona me vetëm dy vjet përvojë dhe me trajnim 3 mujor.

“Gjithçka që ka pasur të bëjë me rifreskimin e policisë është shoqëruar me procese jotransparente duke përfshirë ata me kredibilitet politik, jo persona të aftë. Ngjarjet e rënda që ndodhin përditë e kanë ulur besimin te policia i kanë bërë njerëzit të shohin policinë as më shumë e as më pak shihen si polici në shërbim të shtetit. Në shumë raste policia është keqpërdorur, ka përdorur mjete të paligjshme. Për të realizuar qël. Njerëzit duke parë se pushtetit sillet, janë tërhequr, qorruar dhe verbuar.

Besoj për të tërë që kanë sy, e kuptojnë se kjo është pseudoreformë ligjore. Sigurisht, një pjesë e mirë e vlerësimeve janë bërë në projektligjjin e 2014. Këto të dyja ngjajnë si dy pika uji. Në relacionin shpjegues thuhej se kjo është strukturë ilegale. Është ngritur në 2014, e njëjta mazhorancë e votoi, qenka kthyer në strukturë ndëshkuese, okulte dhe partizane. Ky fakt është pohuar me gojën e tyre. Situata kulmon kur drejtori i shërbimit në ligjin ekzistues të 2014, dëgjova që i referoheshin misioneve edhe në 2014, votuam. E votuam atë kohë se menduam se do sillte risi. Ky pr/ligj është prodhim dhe çimentim i paranojës së kryeministrit për të patur çdo gjë në dorë. Drejtori i kësaj agjencia emërohet nga kryeministri. Ecim vetëm në rrugën e centralizimit. Ministri i Brendshëm është zgjatim i kryeministrit.

Në faqen 5, pika 2, justifikohet se kjo mënyrë e emëruar nga kryeministri unifikohet me institucionet e pavarura. Nëse duan ta çojnë në institucione të pavarurra, shkoni te Kuvendi. Janë të pavarura personat që emërohen kryeministri? Pa asnjë karakter, turpërohet parlamenti në mënyrën si votohet. Edhe nga cilësia është qesharak. Punësohen persona me dy vjet eksperiencë. Kjo agjenci me kompetenca të mëdha do ketë njerëz me dy vjet eksperiencë dhe 3 muaj kurs. Policia vazhdon të transformohet në polici të pushtetit”, dejklaroi deputeti Petrit Vasili.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i fundit për 2021! Rama 0 replika, Basha: Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike petrit vasili seanca plenare 20 dhjetor 2021 petrit vasili seanca plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll