Aktualitet

I kishin vrarë 15 familjarë!Refuzoi kthimin në Kosovë, shqiptari vetëvaret në Francë

20 Dhjetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
I kishin vrarë 15 familjarë!Refuzoi kthimin në Kosovë,

FRANCË- Shqiptari Fitim Uka është vetëvrarë në bodrumin e gjykates në Bordo të Francës. 41-vjeçari nga Kosova, i dha fund jetës së tij duke u vetëvrarë në bodrumin e gjykatës me lidhsen e kapuçit të xhupit të tij. Fatkeqësisht, policia dhe forcat zjarrëfikëse nuk mundën të bënin asgjë për të ndaluar këtë akt të rëndë, pasi shqiptari u gjet i pajetë në bodrum.

Ai i kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, pasi në vendlindje kishte kaluar një periudhë traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij në një ditë. Uka u largua nga vendi i tij me vëllanë, i cili tashmë jeton në Alsace. Kthimi në Kosovë e fikësonte shqiptarin pasi atje nuk ka më asnjë familjar të tijin.

Uka do të paraqitej sot në gjykatë, si pjesë e procedurës së paraqitjes për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca. 

Avokatja e tij Abraham Hervé Diompy tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. 

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni 41-vjeçari festim uka vetevaret kosove 41-vjeçari festim uka vetevaret kosove

Sondazh

Poll