Politike

VD-Vettingu i politikanëve,Basha:Të gjithë para SPAK të tregojnë shokët dhe pasurinë

20 Dhjetor 2021, 10:11 Nga DOSJA
VD-Vettingu i politikanëve,Basha:Të gjithë para SPAK të

TIRANË – Në fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Basha u shpreh se korrupsioni është armiku numër një i shqiptarëve, ndërsa nuk nguroi të përmendte faktin se PD ka kërkuar që të bëhet vettingu i politikanëve, nismë, të cilën, sipas tij, ata e kanë depozituar prej kohësh në Kuvend.


“Korrupsioni është armiku numër 1 I shqiptarëve, ndaj edhe për ne si Parti Demokratike është shumë i rëndësishëm lufta kundër këtij fenomeni, ndaj edhe kemi kërkuar që të bëhet vettingu i politikanëve, nismë, të cilën ne e kemi depozituar prej kohësh në Kuvend. Ne duhet të shikojmë se cili nga politikanët hyri me xhepat bosh në këtë sallë, dhe sot na krekoset me maskat e luksit dhe me vjedhjen e shqiptarëve. Vettingu është rruga e vetme për të riparuar defektet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, duke bërë që të gjithë të paraqiten përpara SPAK, për të treguan shokët dhe pasurinë e vet.”, tha ndër të tjera Basha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulizm basha seance plenare 20 dhjetor 2021 edi rama lulizm basha seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll