Politike

Kryetarja e BKH, Hajnaj: Do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, luftë korrupsionit

20 Dhjetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Kryetarja e BKH, Hajnaj: Do të ketë vetëm hetues të

TIRANË – Kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, në fjalën e saj në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, u shpreh se kualifikimi i vazhdueshëm mbetet prioritet i BKH-së. Po ashtu ajo theksoi BKH do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, ndërsa shtoi se suksesi i BKH është edhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Shpreh kënaqësinë për organizimin e këtij aktiviteti që shënjon këtë takim tonin për certifikuar hetuesit e BKH. Kanë kaluar vetëm 3 muaj dhe nuk mund ta fsheh vlerësimin tim dhe po ashtu dua të falënderoj të gjithë prokurorët për orientimin profesional që kanë transmetuar. Një nga prioritetet do të jetë kualifikimi i të hetuesve të Byrosë Kombëtarë të Hetimit në luftë e pakompromis kundër korrupsionit. E vetëdijshme se pjesën më sfiduese ne e kemi përpara. S’mund të kuptohet suksesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa ndihmën e ekipit dhe partnerëve të tjerë.. Ngritja e një strukture të re mbart shumë sfida por objekti parësor i këtij programi do të jetë forcimi dhe se në Byro do të ketë vetëm hetues të shkëlqyer që do të përmbushin misioni historik me mbështetjen për të cilën është ngritur SPAK”, ka thënë Hajnaj.

LAJMI KRYESOR: 2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet, politikanët kanë frikë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 2 vjet bkh aida hajnaj ambasadorja yuri kim arben kraja luiggi soreca 2 vjet bkh aida hajnaj ambasadorja yuri kim arben kraja luiggi soreca

Sondazh

Poll