Politike

‘Fëmijët e Republikës’/Rama: Ndryshim i rëndësishëm, nga janari shtohet statusi i ri

20 Dhjetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
‘Fëmijët e Republikës’/Rama: Ndryshim i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga seanca e Kuvendit, se nga janari do të futet në fuqi statusi i ri për fëmijët e Republikës. Kreu i qeverisë u shpreh se fëmijët do të kenë të drejta simbolike dhe morale si dhe shtoi se do të jenë në këtë përkujdesje deri në moshën 18-vjeçare.

Sipas Ramës ata do të përfitojnë ndihmë ekonomike deri në moshën 18-vjeçare, dhe në rast se ndjekin arsimin e lartë deri në moshën 25-vjeçare.

Mund t’i përcjellim si fakte dhe jo qëllime të mira disa ndryshime të rëndësishme, si dhe një tjetër që do të realizojmë sot me votën e këtij Kuvendi. Duke nisur nga janari, të gjitha nënat me tre apo më shumë fëmijë, do përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike. Edhe vajzat e gratë e dhunuara/trafikuara. Por këtyre sot u shtohet edhe një kategori tjetër për statusin fëmijë në kujdesin e republikës, që reflekton një vizion dhe ka një ambicje dhe materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët. Do përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijët apo personat në kujdestari, dëshmorëve të atdheut apo personave që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur pronën publike.‘- u shpreh Rama.

LAJM KRYESOR: Kuvend/Rama flet për të drejtat e fëmijëve, Basha i përmend Trekëndëshin e Bermudës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 20 dhjetor 2021 edi rama seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll