Politike

VD-Basha: Trekëndëshi i Bermudës po shndërron Shqipërinë në çiflig

20 Dhjetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
VD-Basha: Trekëndëshi i Bermudës po shndërron

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “Trekëndëshi i Bermudës” kërkon të zbrazë Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Basha u shpreh se mbi Shqipërina ka zbritur një krizë shumëpalëshe që po prek qytetarët.


Kur mblidhesh në këtë sallë e shikon rendin e ditëss, thua lum si ne. Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Pastaj kur dëgjon c’ndodh cdo ditë në këtë vend, se si 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grusht qeveritarësh me në krye parafolësit, kupton sa hipokrite e kotë e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përems votimit të një pakice të legjitimuar nga hajdutët e inceneratorëve, nga krimi organizuar, kapja e shtetit, arsyeja e vetme pse këta njerëz vijojnë të sundojnë. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe, në radhë të parë krizë ekonomike, kriza e humbjes së shpresës.

Arrestimi i ndryshimit nga konglomerati i pushtetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar, oligarkisë ekonomike financiare e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh, e nga ana tjetër interesat e një kaste të kalbur të vjetëruar 30 vjecare dhe një tjetër trekëndëshi që populi e njeh mirë si trekëndëshi i Bermudës po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë si cifligun e tyre.‘- u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Kuvend/Rama flet për të drejtat e fëmijëve, Basha i përmend Trekëndëshin e Bermudës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021 lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll