Politike

Protesta kundër Vuçiç/ Berisha rendit arsyet përse qytetarët duhet të marrin pjesë

20 Dhjetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Protesta kundër Vuçiç/ Berisha rendit arsyet përse

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të protestuar ditën e sotme para Kryeministrisë kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në rrjetet e tij sociale, Berisha fton qytetarët për të marrë pjesë në tubim, duke renditur edhe 4 arsyet se përse duhet që të marrin pjesë, ndërsa thekson interesin kombëtar.

ARSYET E RENDITURA NGA BERISHA:

1.Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij.

2.Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe ndaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet.

3.Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

4.Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.

LAJMI KRYESOR: ‘Sheshet do i kesh plot’/ Berisha1 organizon PROTESTË në Tiranë për vizitën e Vuçiç

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike proteste kunder vucic ne tirane sali berisha proteste kunder vucic ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll