Politike

Ambasadori i BE. Soreca: Politikanët dhe kriminelët i ka kapur frika nga SPAK

20 Dhjetor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Ambasadori i BE. Soreca: Politikanët dhe kriminelët i ka kapur frika

TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luiggi Soreca, duke folur në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, u shpreh se tanimë situata në Shqipëri ka ndryshuar, ku në qoftë se deri dje kishim një stepje dhe një frikë për hetim nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët ishin të pafuqishëm ndaj kriminelëve dhe politikanëve, tanimë frika ka kaluar pikërisht në anën e këtyre të fundit.

Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë që kam qenë para dy vitesh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndodhur. Sot është një ditë për të festuar. Në vetvete është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve. 28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH. Jam shumë krenar që sot pas dy vitesh po shikojmë rezultatet e para të luftës së nisur nga institucionet e reja ligjzbatuese në Shqipëri si SPAK apo BKH, kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Një bilanc i fortë po ndërtohet përsa i përket ndjekjeve penale të nivelit të lartë dhe SPAK është pjesë e një numri në rritje të këtyre hetimeve. Frika tashmë ka kaluar nga ana tjetër, nga kriminelët dhe politikanët, pasi ishte në anën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët stepeshin përpara kriminelëve. SPAK e ka ndryshuar lojen. Është thelbësore që të ruajmë fokusin, duhet të jemi të përqendruar në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe këtu kemi parë hapa inkurajues.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij ambasadori Soreca.

LAJMI KRYESOR: 2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet, politikanët kanë frikë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 2 vjet bkh ambasadorja yuri kim arben kraja luiggi soreca 2 vjet bkh ambasadorja yuri kim arben kraja luiggi soreca

Sondazh

Poll