Politike

Rama bën ‘detyrat’ para vizitës së Vuçiç!Vendimi i qeverisë dhuratë për Open Balkan

20 Dhjetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Rama bën ‘detyrat’ para vizitës së

TIRANË– Pak orë para vizitës së presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, nga Këshilli i Ministrave është miratuar një marrëveshje në kuadër të ‘Open Balkan’. Lëvizja e minutave të fundit, e bërë publike nga ministrja e bujqësisë, Frida Krifca, ishte miratimi i marrëveshjes në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Krifca u shpreh se me këtë marrëveshje do të mundesojë që për herë të parë të hapet eksporti për të gjitha produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla në bazë të reciprocitetit, besueshmërinë nëpërmjet autoriteteve homologe të sigurisë ushqimore.

‘Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur. Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit. Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve.‘- u shpreh Krifca ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e sotme në Tiranë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për takimin e radhës së “Open Balkan”, i cili do të vijojë dy ditë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike frida krifca open balkan frida krifca open balkan

Sondazh

Poll