Politike

VD-Për kë e ka?/E FORTË! Basha:Të pandehur në arrati,nëse s’kanë marrë plumbin kokës

20 Dhjetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
VD-Për kë e ka?/E FORTË! Basha:Të pandehur në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për disa persona të pandehur, të cilët janë në arrati por hedh dyshime edhe mbi eliminimin fizik të tyre. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha u shpreh se drejtësia e re ishte krijuar për t’i shërbyer “trekëndëshit të Bermudës”, me premtimin që asnjë prej tyre nuk do të preket. Duke nënkuptuar kështu një bashkëpunim mes Edi Ramës, Sali Berishës dhe presidentit Ilir Meta.


Prej më shumë se 5 vitesh trekëndëshi i Bermundës mundohet të ndërtojë fasadën e Reformës në Drejtësi. Pa magjistratë, me njerëz që japin garanci që nuk do të preken asnjë nga brinjët. Me gjyqe si ai i Saimir Tahirit që nisin po nuk bitisin. Me të pandehur që janë njoftuar nga opozita dhe media, por sot janë në arrati. Në qofshin gjallë akoma dhe nuk kanë marrë plumbin kokës nga mafia,”– u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll