Politike

“Ballkani i Hapur” në Tiranë, VOA: Rama ‘nikoqir’, Berisha organizon protestë

20 Dhjetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
“Ballkani i Hapur” në Tiranë, VOA: Rama

TIRANË– Në Tiranë të Shqipërisë të hënën (20 dhjetor) do të mbahet takimi i radhës i nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë nikoqir i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, për të marrë pjesë në takimin e kësaj nisme. Lidhur me takimin e “Ballkanit të Hapur”, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se do të organizojë protestë mbarëkombëtare, pasi, siç ka thënë më 18 dhjetor, kjo nismë “është kërcënim kombëtar”.

Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe kjo iniciativë u iniciua nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019. Fillimisht kjo nismë u quajt “Mini-Shengen” dhe parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”.

Në nismën “Ballkani i Hapur” nuk bëjnë pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Udhëheqësit në Kosovë argumentojnë se kjo nismë është e dëmshme, nuk është e ndërtuar mbi parimet themelore të bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe nuk pranon trajtimin e barabartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor./VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike open ballkan ne tirane open ballkan ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 19 Dhjetor 2021, 09:43

Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar mirëmëngjesin shqiptarëve me një video nga Kuvendi i Kombëtar i PD-së në 11 dhjetor. Me anë të një postimi...