Politike

Thirrja e Gabriel Escobar: Të hapen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut!

20 Dhjetor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Thirrja e Gabriel Escobar: Të hapen negociatat me Shqipërinë e

SHBA – Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëndrimi është ripërsëritur nga zëvendës asistent-sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar në një interviste për gazetaren e njohur, Christian Amanpour. Escobar tha se mungesa e perspektivës evropiane ka qenë një nga faktorët kryesore të destabilitetit të rajonit.

“Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin për anëtarësim në familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar, më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë. Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi i dërguari i posaçëm i DASH.

Zyrtari i Lartë amerikan foli edhe për luftën kundër korrupsionit që Shtetet e Bashkuara kanë synim të bëjnë në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Evropa duhet të vijojë të konsiderojë politikën për sanksione ndaj atyre që minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Mbi të gjitha ne inkurajojmë të gjithë partnerët tanë që të shikojnë shtojnë ‘shkopat së bashku me karrotat’. Pra, jo vetëm sanksione por edhe masa të shtuara financiare, që t’i detyrojnë ato të respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit”, u shpreh në intervistën e dhënë i dërguari special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor.

Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka mbetur pezull që prej qershorit të kaluar kur Bullgaria vuri veton për fqinjin e saj perëndimor duke penguar kështu edhe vendinj tonë.

“The current crisis [in Bosnia-Herzegovina] is a crisis of dysfunction & corruption masked in ethnic language,” says US Deputy Assistant Secretary Gabriel Escobar. Milorad Dodik is “trying to protect his corruption by eliminating any federal structures that would look into that.” pic.twitter.com/rJbPJPKt4Y

— Christiane Amanpour (@amanpour) December 17, 2021

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gabriel escobar integrimi ne be maqedonia e veriut shqiperi gabriel escobar integrimi ne be maqedonia e veriut shqiperi

Sondazh

Poll