Sport

Premier League/ Man.City poker ndaj Newcastle, Chelsea vazhdon të bëjë gafa

19 Dhjetor 2021, 16:41 Nga DOSJA
Premier League/ Man.City poker ndaj Newcastle, Chelsea vazhdon të

ANGLI-Në Premier League-n e torturuar nga Covid, me gjashtë ndeshje të shtyra në javën e 18-të, ecuria e Manchester City-t vazhdon pa ndalim. 4-0 në shtëpi ndaj një Newcastle në krizë dhe fitorja e tetë radhazi për skuadrën e Guardiolës.

Nga ana tjetër, ka pas një moment negativ të pafund për Chelsean, gjashtë pikë larg vendit të parë me dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit: 0-0 ndaj Wolverhampton.

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY 0-4

Në shtëpinë e një Newcastle në krizë rezultatesh, “qytetarët” e zgjidhën shumë lehtë ndeshjen. Pas vetëm pesë minutash ishte Dias ai që shënoi, më pas ishte mbrojtësi Cancelo shënoi të dytin në minutën e 27′.

Gjithçka shumë e lehtë për Cityn, ndërsa Newcastle nuk arrin kurrë të bëhet i rrezikshëm, miqtë dominojnë dhe shënojnë dy herë me Mahrez dhe Sterling.

WOLVERHAMPTON – CHELSEA 0-0
Momenti negativ i Chelseat që merr kështu barazimin e dytë rradhazi në gjashtë ndeshjet e fundit.Një përballje që asnjëherë nuk u ngrit në nivelin e duhur pa dhënë emocione të mëdha.

Në pjesën e dytë, situata sikur ndryshoi pak, Chelsea shtyn dhe Wolverhamtpon mbështetet në kundërsulm, me Lukakun dhe ëerner sulmi i skuadrës londineze tregoi probleme.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea premier league chelsea premier league

Sondazh

Poll