Sport

Cruzeiro e nxorri si futbollist, Ronaldo i kthen “borxhin”! Fenomeni bëhet president

19 Dhjetor 2021, 16:17 Nga DOSJA
Cruzeiro e nxorri si futbollist, Ronaldo i kthen “borxhin”! Fenomeni

BRAZIL-Nga Cruzeiro te Cruzeiro. Ronaldo rikthehet në klubin që e çoi në Europë. Këtë herë braziliani është rikthyer si presidenti i klubit. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Raposa-s, Sergio Ramos Rodrigues, në një video së bashku me Ronaldon.

Buzëqeshje dhe një dolli për të vulosur marrëveshjen, por braziliani, i cili si futbollist luajti 47 ndeshje me Cruzeiron para se të transferohej te PSV Eindhoven në vitin 1994, tashmë është i fokusuar në punën e re: “Kam shumë për t’i kthyer Cruzeiro-s – shpjegon Ish-sulmuesi.

“Dua ta çoj klubin aty ku e meriton, ka shumë punë për të bërë. Jam i lumtur që e kam përfunduar këtë operacion, tani do të na duhet forcë dhe unitet me tifozët. Kemi shumë ambicie”.

Ronaldo bleu 90% të aksioneve të Cruzeiros për rreth 400 milionë reais brazilian (afërsisht 62.5 milionë euro) përmes Tara Sports, një kompani në pronësi të Ronaldos, e përdorur tashmë për blerjen e Valladolidit. Objektivi i parë do të jetë rikthimi i Cruzeiros në Serinë A ku mungon që nga viti 2019. ”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cruzeiro ronaldo cruzeiro ronaldo

Sondazh

Poll