Sport

VD/ Nuk i mbajti nervat, trajneri i Kastriotit godet me shqelm kundërshtarin

18 Dhjetor 2021, 21:29 Nga DOSJA
VD/ Nuk i mbajti nervat, trajneri i Kastriotit godet me shqelm

KORÇË- Humbja ndaj Skënderbeut dhe vendi i fundit e kanë demoralizuar skuadrën e Kastriotit që ka nxjerrë nga vetja edhe trajnerin Ramadan Ndreu. Në përfundim të ndeshjes, tekniku i krutanëve shkoi te mbrojtësi i Skënderbeut, Leonat Vitija duke e goditur me shqelm futbollistin kundërshtar.

Ndreu u kap nga lojtarët por edhe nga vetë arbitri i ndeshjes Klodian Shahini.Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kastrioti ramadan ndreu skenderbeu kastrioti ramadan ndreu skenderbeu

Sondazh

Poll