Sport

Njoftoi largimin nga futbolli/ Aguero nuk ndahet nga sporti, merr katër oferta pune

19 Dhjetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Njoftoi largimin nga futbolli/ Aguero nuk ndahet nga sporti, merr katër

ARGJENTINË-Jeta e re e Sergio Agueros nis me 4 oferta pune. Kampioni argjentinas pak ditë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën.

Nuk do të jetë aq e vështirë për Kun të gjejë një punë të re. Pas tërheqjes kanë mbërritur menjëherë 4 oferta dhe me siguri në orët në vijim do të vijnë edhe të tjera. Propozimi i parë vjen nga Manchester City. Sipas gazetës argjentinase Ole, “qytetarët” janë gati ta mirëpresin atë në Etihad si ambasador global.

Klubi tashmë ka konfirmuar se jashtë stadiumit do të vendoset një statujë për nder të Agueros, i cili do të shoqërojë ato të legjendave të tjera të skuadrës Vincent Kompany dhe David Silva. 33-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Cityt me 260 gola në 390 paraqitje.

Por nuk është e vetmja. Sipas Marca, Aguero ka marrë dy oferta edhe nga Argjentina. Përfaqësuesja e kaltër i ofroi lojtarit mundësinë për të qëndruar me kombëtaren, por si anëtar i stafit të Lionel Scalonit ose, ndryshe, Kun do të mund të luajë një rol në ekipet e të rinjve.33-vjeçari mund të ndjekë shembullin e shumë ish-lojtarëve dhe të bëhet një komentator televiziv.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aguero barcelona manchester city aguero barcelona manchester city

Sondazh

Poll