Sport

Di Natale rrëfen tmerrin: Më duket se ishin shqiptarë, më morën orën 35 mijë euro

19 Dhjetor 2021, 13:37 Nga DOSJA

ITALI – Ndërsa ish-futbollsiti i kombëtares italiane Antonio Di Natale ndodhej në shtëpi, së bashku me bashkëshorten Ilenia dhe vajzën e tij Diletta, në mbrëmjen e së enjtes, është sulmuar nga disa hajdutë, të cilët kanë mësyrë në shtëpinë e tyre.

Sipas ‘Corriere Dello Sport’, grabitësit e kishin planifikuar me detaje grabitjen. Njëri prej tyre ka qëndruar jashtë shtëpisë së Di Natales për të bërë roje, ndërsa pesë të tjerë hynë në shtëpinë e ish-lojtarit, duke e tmerruar bashkë me familjen.

“Tani jemi të gjithë mirë, tani jemi më të qetë. Në përgjithësi shkoi mirë. Por ato ishin momente tmerri. Gjithçka zgjati, maksimumi 20 minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë”,- rrëfen i tronditur Di Natale.

Ish-lojtari i kombëtares italiane, rrëfen edhe detaje të tjera nga ngjarja: “Ata ishin të huaj, dukeshin si shqiptarë. Ishin pesë persona dhe të armatosur. Çfarë sendesh me vlerë grabitën? Morën vetëm një orë, ishte shumë e çmuar. Dhe pastaj një gjerdan të djalit im. Kjo është e gjitha, sepse mund të them që shkoi shumë mirë. Ata nuk na prekën me dorë dhe kjo është më e rëndësishmja. Se të gjithë jemi mire”.

Ish-sulmuesi 44-vjeçar i Empolit dhe Udinezes, ka treguar se ai u tregua gjakftohtë gjatë grabitjes. Pasi negocioi me ta, Di Natale arriti t’i bindë kriminelët të largoheshin duke marrë vetëm orën dhe gjerdanin. “I dhashë orën. Ata morën gjerdanin e Filippos dhe u larguan. Për fat të mirë”,- shprehet më tej Di Natale.

Ndërkaq, hetuesit janë duke këqyrur videot e vilës së Di Natales dhe po përpiqen të gjejnë autorët për të gjetur edhe orën Rolex, të veshur me ar, dhe që mban një vlerë prej rreth 35 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dukeshin si shqiptarë ish-futbollsiti i kombëtares italiane antonio di natale kishin planifikuar me detaje grabitjen me empolin në transfertë ndodhej në shtëpi nga disa hajdutë pas udineses dhe empolit së bashku me bashkëshorten sipas ‘corriere dello sport’ udinezes dukeshin si shqiptarë ish-futbollsiti i kombëtares italiane antonio di natale kishin planifikuar me detaje grabitjen me empolin në transfertë ndodhej në shtëpi nga disa hajdutë pas udineses dhe empolit së bashku me bashkëshorten sipas ‘corriere dello sport’ udinezes

Sondazh

Poll