Sport

“Kujt i thua gomar?” Kapiteni i skuadrës kapet me tifozët pas humbjes: Ma thuaj…

19 Dhjetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
“Kujt i thua gomar?” Kapiteni i skuadrës kapet me tifozët

ITALI– Humbja ndaj Udineses me shifrat 0-4 ka ndërlikuar pozitat në klasifikim për skuadrën e Cagliarit që ndodhet në vendin e parafundit. Tani ekziston frika se skuadra sarde mund të bjerë në Serie B.

Shumë lojtarë nuk konsiderohen të denjë për të veshur fanellën e Cagliarit, një mendim i ndarë dhe i shprehur nga tifozët të cilët në përfundim të ndeshjes qëndruan jashtë stadiumit për tu ballafaquar me lojtarët. I vetmi që vendosi fytyrën mbi ta ishte kapiteni Joao Pedro.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohet qartë thirrja e një tifozi “mbylle gomar!”. Me pak fjalë, një situatë pothuajse jashtë kontrollit, duke qenë se Joao Pedro është padyshim lojtari më i dashur i skuadrës aktuale të Cagliarit.

 

 

 

A post shared by CagliariNews24 (@cagliarinews24com)

“Kujt i thua gomar? Të flasim dhe nuk është problem”, ka përsëritur disa herë lojtari, duke ftuar ata që e kishin sharë t’ia thonë në fytyrë. Pastaj kapiteni u largua pa u përkeqësuar situata.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cagliari joao pedro cagliari joao pedro

Sondazh

Poll