Sport

Liverpool nuk do të pranojë lojtarë të pa vaksinuar dhe anti-vax në merkon e janari

19 Dhjetor 2021, 12:06 Nga DOSJA
Liverpool nuk do të pranojë lojtarë të pa vaksinuar dhe

ANGLI – Me afrimin e merkatos së dimrit (1-31 janar 2022), trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, është shprehur se klubi e konsideron të pamundur të punësojë lojtarë që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-it.

“Ne nuk jemi gati të nënshkruajmë me një lojtar që nuk pranon të vaksionohet. E kam menduar pak dhe statusi i vaksinimit të lojtarëve do të merret parasysh, sigurisht,”– është shprehur ai përpara ndeshjes ndaj Tottenham (17:30). “Nëse një lojtar nuk vaksinohet fare, ai është një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne”,– tha ai.

Jürgen Klopp deri më tani ka qenë i pavendosur, nëse statusi i vaksinimit të lojtarëve do të ndikojë në politikën e transferimit të Liverpool. Gjithsesi, tekniku gjerman tani i bashkohet pozicionit të Steven Gerard (Aston Villa) dhe Patrick Vieira (Crystal Palace), të cilët shpjeguan se nga ana e tyre, se kriteri i vaksinës mund të vlejë kur të vendoset nëse do të nënshkruajë apo jo me lojtarët e rinj.

Ky forcim vjen, pasi rastet me Covid vazhdojnë të shtohen në kampionatin britanik. Sipas Premier League, 68% e lojtarëve kishin marrë një dozë të dyfishtë të vaksinës në mes të tetorit, por një rekord prej 42 rastesh pozitivë u njoftua të hënën. Dhjetë ndeshje duhej të shtyheshin, duke përfshirë në gjashtë këtë fundjavë (java e 18-të).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp jurgen klopp kundër covid-it liverpol-tottenham patrick vieira (crystal palace) që refuzojnë të vaksinohen steven gerard (aston villa) “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp jurgen klopp kundër covid-it liverpol-tottenham patrick vieira (crystal palace) që refuzojnë të vaksinohen steven gerard (aston villa)

Sondazh

Poll