Sport

Fyerje raciste ndaj pankinës së Arsenalit, arrestohet tifozi i Leeds

19 Dhjetor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Fyerje raciste ndaj pankinës së Arsenalit, arrestohet tifozi i Leeds

ANGLI-Një tifoz i Leeds dyshohet se ka adresuar thirrje raciste ndaj pankinës së Arsenalit. Pas gjysmë ore, mbrojtësi i Arsenal, Rob Holding, lajmëroi gjyqtarin e katërt John Brooks. Fyerjet do të ishin drejtuar ndaj Nuno Tavares dhe Nicolas Pépé teksa po bënin nxehmjen gjatë pjesës së parë.

Por Gabriel Martinelli gjithashtu thuhet se u ofendua dhe u vu në shënjestër nga disa tifozë pasi shënoi dy golat e tij të parë për Arsenalin. Aq sa gjyqtari Andre Marriner u tha lojtarëve të festonin larg tifozëve të Leeds për të shmangur incidente të mëtejshme.

Zyrtarët e ndeshjes u njoftuan për incidentet. Policia e West Yorkshire më vonë konfirmoi se ata kishin bërë një arrestim në lidhje me incidentin e raportuar nga klubi i Londrës së Veriut. Pas fërshëllimës së fundit, zyrtarët folën me mesfushorin Emile Smith Roëe, i cili ishte në stol në momentin e ofendimeve.

Leeds publikoi një shënim ku dënonte gjestin e tifozit: “Racizmi nuk do të tolerohet te Leeds United dhe çdo tifoz që do të zbulohet se përdor gjuhë raciste do t’i nënshtrohet një përjashtimi të përjetshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli arsenal leeds angli arsenal leeds

Sondazh

Poll