Aktualitet

Referendumi/ 98% e demokratëve ‘pro’ shkarkimit të Bashës, Berisha shkon në seli

18 Dhjetor 2021, 06:25 Nga DOSJA
Referendumi/ 98% e demokratëve ‘pro’ shkarkimit të

TIRANË– Referendumi i sotëm i mbajtur në të gjitha degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë miratoi thuajse me unanimitet shkarkimin e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të PD-së. Pas mëse 13 orësh maratonë votimi, numërimi dhe verifikimi të votave, deputetja e PD-së Albana Vokshi saktësoi se 43.385 anëtarë demokratë miratuan vendimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit, ku 4446 delegatë votuan pro mbylljes së drejtimit të selisë blu nga Lulzim Basha. Pas këtij momenti, pretendohet se Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të drejtojtë partinë më të madhe opozitare deri në organizimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri në 22 mars 2022. 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po udhëheq lëvizjen për rithemelimin e PD-së shkoi në selinë blu ku njëkohësisht Basha po drejton mbledhjen e Kryesisë së partisë. Ish-lideri historik i PD-së pranoi se nga dita e hënë do të fillojnë protestat kombëtare, duke nisur me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë sot, procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 në të gjitha degët e PD në rrethe dhe ishte parashikuar që të zhvillohej deri në orën 17:00, por u shty me një orë për shkak të paraqitjes së demokratëve për të ushtruar vullnetin e tyre. Votimi në fletën me vulë e logo të re u krye me kartën e identitetit dhe atë të anëtarësisë të çdo demokrati. Ndërsa të tjerët që nuk ishin pjesë e anëtarësisë, votuan vetëm me kartë identiteti nga i merret shënim emri. Për drejtimin e referendumit u ngrit edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën.

Megjithatë procesi nuk u zhvillua pa incidente, ku nuk është përjashtuar as votimi në rrugë, pasi në Sarandë e Delvinë siç u raportua një ditë më parë, kryetari i degës mbylli selinë e për pasojë kutitë u vendosën në rrugë përballës derës ku dhe po prisnin demokratët për të hedhur votat. Tjetër incident është regjistruar në Fier ku policia bashkiake ka nxjerrë jashtë komisionerët, me pretendimin se votimi po kryehej në një njësi administrative. Deputeti i PD-së, Luan Baçi pretendoi se ata kishin marrë leje por shtoi që kryebashkiaku Armando Subashi ka bërë marrëveshje me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi që të prishte procesin e votimit.

Ndërsa vetë Berisha vendosi të votojë në degën nr.2 të Partisë Demokratike shumë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. I pyetur nëse bëhej fjalë për një provokim ndaj SHBA-ve, Berisha e mohoi këtë gjë, ndërsa vetë shoqërohej ngas bashkëshortja e tij, Liri dhe djali Shkëlzen. Ndërkohë që paralelisht, Basha mbante Kuvendin Kombëtar, që e përjashtoi nga të gjitha strukturat drejtuese për shkak të shpalljes “non grata” nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rezultati përfundimtar i referendumit/ 43.385 demokratë ‘pro’ shkarkimit të Bashës

Referendumi në PD, Komisioni Elektoral: Përfundoi numërimi i votave

FT/Demokrati mesazh Yuri Kim me fletën e referendumit: Në shtëpinë time komandoj unë

VD/ Berisha: Zona nr.8 perla e referendumit! Basha humbet në lagjen e tij

Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, publikohen rezultatet e para

 

Mbyllet votimi kundër Bashës/ Mbyllen procesi në 13 qytete, nis numërimi

S’doli me prindërit! Edhe Shkëlzen Berisha në krah të të atit, voton te ‘Amerika’

Përjashtimi i Bashës, Flamur Noka: Sot demokratët votuan më shumë se në 25 prill

Delegatët te Basha/ Vokshi: Ju e dini mirë sa mban salla e Pallatit të Kongresve

Referendumi kundër Bashës/ Vokshi: Në total kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë

Referendumi/ Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 11,600 anëtarë të PD

FOTO/ Referendumi kundër Bashës, votimi në njësinë 8 në Tiranë, mes tyre Sali Lusha

Baçi: Ndërpritet votimi në Fier, policia nxorri jashtë komisionerët

‘I qoftë dheu i lehtë’/Demokratët e Elbasanit e Korçës thyejnë kartat e anëtarësisë

Referendumi i Berishës! VIDEO, në njërën anë pihet kafe e raki, në anën tjetër votim

Basha në Kuvend, Berisha referendum! VOA: Kundër njëri-tjetrit, ndarja e pakthyeshme

‘Kanë hedhur vaj makinash në shkallë’/ PAMJET nga dega nr.1 e PD-së në Tiranë

Shqiptari i Kosovës në mbështetje të Berishës: Do të jem i pari në protestë!

Referendumi për shkarkimin e Bashës! Asnjë demokrat nuk voton në Lazarat

Sharkimi i Bashës/Rekord votuesish në Kukës, Elezi: Kam 8 vite që e pres këtë moment

“Ika tani”, Berisha u largohet gazetarëve, e moshuara i zë rrugën: Ta bëjmë 1 foto…

Berisha: Rama jo të ndërrojë xhaketën por të dalë lakuriq nuk e ndalon dot vrullin

Nis votimi edhe në Shkodër, demokratët e Berishës votojnë për shkarkimin e Bashës

VD/Me teserën e vjetër, emigranti shqiptar vjen nga Athina për të shkarkuar Bashën

Votimi në bar ‘Amerika’! Berisha: Provokim aq sa Amerika është për mua (MESAZHI)

Votimi në bar ‘Amerika’! Berisha: Provokim aq sa Amerika është për mua (MESAZHI)

VD-Shkarkimi i Bashës/ Voton Berisha: Fitore! Ditë historike për lirinë e PD-së

Luan Baçi flet nga Fieri: Pritet një pjesëmarrje deri në 80% të anëtarësisë

Provokim ndaj SHBA? Berisha tregon pse zgjodhi bar ‘Amerika’ për të votuar

Votimi i degës nr.2 pranë Ambasadës Amerikane, Strazimiri: Nuk ka asnjë simbolikë

Votimi për shkarkimin e Bashës, Komisioni: Janë hapur 106 qendra në të gjithë vendin

Demokratët e Lezhës: Presim me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Ramën

Referendumi për shkarkimin e Bashës! Thirrja e Berishës: Të gjithë të votojmë

Shkarkimi i Bashës! Deromemaj voton i pari në Vlorë: Entuziazmin do ta shikoni

Referendumi për shkarkimin e Bashës, selia e PD zhgarravitet: PS e Tom Doshit

Shkarkimi i Bashës, Berisha do të votojë disa metra larg Ambasadës Amerikane

Mbyllen me silikon zyrat e degës nr.1 të PD Tiranë, hidhet vaj makinash në shkallë

Referendumi për shkarkimin e Bashës, selia e PD zhgarravitet: PS e Tom Doshit

Votimi për shkarkimin e Bashës! Kreu i degës Sarandë mbyll derën, niset për Tiranë

Referendumi i Berishës! Nis votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike referendumi kunder bashes sali berisha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll