Aktualitet

Rezultati përfundimtar i referendumit/ 43.385 demokratë ‘pro’ shkarkimit të Bashës

18 Dhjetor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Rezultati përfundimtar i referendumit/ 43.385 demokratë

TIRANË – Referendumi i mbajtur sot në të gjithë degët e Partisë Demokratike në Shqipëri votuan thuajse në unanimitet shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë duke konfirmuar vendimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit, ku 4.446 delegatë u shprehën pro largimit të Bashës nga posti i lidershipitë të PD-së.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, njëkohësisht mbështetëse e lëvizjes për rithemelim të Partisë Demokratike dhe organizatore e këtij referendumi lexoi rezultatet e votimeve në të gjitha degët e vendit. Rezultati përfundimtar tregoi se 43.385 nga afro 44 mijë anëtarë demokratë miratuan vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit duke shkarkuar Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të partisë më të madhe opozitare.

Vokshi konfirmoi se në këtë referendum pjesëmarrja qe shumë më e madhe se në procesin e zgjedhjeve të brendshme të 13 qershorit.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i PD-së/ 98% e demokratëve ‘pro’ shkarkimit të Bashës, Berisha feston

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albana vokshi lulzim basha perplasje ne partine demokratike referendumi kunder bashes sali berisha albana vokshi lulzim basha perplasje ne partine demokratike referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll