Aktualitet

Vdiq pasi ra nga çatia, shqiptari në Austri lë pas gruan me 6 fëmijë

18 Dhjetor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Vdiq pasi ra nga çatia, shqiptari në Austri lë pas gruan me 6

AUSTRI – Emigranti shqiptar që vdiq ditën e enjte në Alkoven të Austrisë pasi ra nga 10 m lartësi është  A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit. Lajmi u konfirmua nga një miku i familjes së të ndjerit për “Albinfo.at”.

42-vjeçari nga Prizreni la pas gruan me 6 fëmijë. Ai vdiq ditën e enjte teksa po rregullonte çatinë e një ndërtese. Për shkak të thyerjes të njërit prej cepave të çative, A.M. ka humbud ekuilibrin duke rënë në dysheme prej betoni. Vdekja ishte e menjëhershme.

Ai banonte prej vitesh në qytetin e Alkovës, rajoni i Eferdingut.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vdes shqiptari ne austri vdes shqiptari ne austri

Sondazh

Poll