Aktualitet

Referendumi shkarkon Bashën, Berisha nga PD: Pati fatin e Ramiz Alisë, nesër kthehem

18 Dhjetor 2021, 17:58 Nga DOSJA
Referendumi shkarkon Bashën, Berisha nga PD: Pati fatin e Ramiz Alisë,

TIRANË– Sonte për herë të dytë, Sali Berisha ka vënë këmbën brenda ambienteve të selisë së Partisë Demokratike. Pas mbylljes së referendumit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, Berisha shkoi në seli bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, por nuk hyri brenda në godinë, ndërkohë që brenda kryedemokrati Lulzim Basha po mbante mbledhjen e Kryesisë. Nga shkallët e selisë blu, Berisha bëri me dije se 99% e demokratëve (44 mijë persona) kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i numrit një të opozitës në vend. Sipas liderit historik të PD-së, ky është ndëshkimi për Bashën, të cilin e akuzon se ka shfrytëzuar postin për përfitime personale. Ndërkohë që ka lëshuar edhe një paralajmërim për “besnikët” e tij, që të përdorin statusin e deputetit për t’u shërbyer demokratëve, e jo për qëllimet e tyre. Gjithashtu i ka ftuar që të verifikojnë çdo votë të hedhur në kuti për Bashën. Por akuzat e Berishës nuk kanë përfunduar me kaq ndaj kryedemokratit. Sipas ish-kryeministrit të vendit, Basha ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Edi Rama, e ky i fundit i ka dërguar për mbrojtje forcat RENEA dhe Policinë e Shtetit, por kjo deklaratë është hedhur poshtë nga ana e selisë blu. Por duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë selisë, Sali Berisha ka pranuar se nuk ka pasur komunikim me asnjë nga përfaqësitë e huaja në vend, por shtoi se indirekt i ka njoftuar për aksionin e ndërmarrë në vend. Sa i përket hapit të radhës, Berisha premtoi se do të rikthehej në selinë blu, nesër ose në çfarëdo dite tjetër.

Po çfarë ndodhi sot me PD?
Në Kuvendin e sotëm të 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata-t”. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Pra, sot të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama që qëndron larg përplasjen duke e komentuar vetëm përciptazi, sot ndërhyri duke kërkuar që në debatin mes Bashës dhe Berishës të mos përfshihet Policia e Shtetit.

 

ZHVILLIME ORË PAS ORE: 

Berisha e pranon: S’kam pasur asnjë komunikim me përfaqësitë e huaja në vend

S’ka të ndalur! Berisha: Basha ka dy kundragaze në zyrë, ne hyjmë brenda nesër

Referendumi kundër Bashës/ Berisha sfidon: Deputetët t’i kontrollojnë listat

Lëshoi gojën!Berisha PARALAJMËRON besnikët e Bashës:Keni bërë gati ‘ato’ për karrige

Kapele ‘kaubojsi’ mbi kokë! Jamarbër Malltezi me 2 gishta sipër makinës së Bashës

Referendumi në njësinë nr.8, Berisha s’kursehet: Basha u shkarkua e në lagjen e tij

Basha është në mbledhje! Berisha shkon në seli: Lul Brava mori ndëshkimin e merituar

Oborri plot! Berisha ende s’ka shkuar, mbështetësit e presin tek selia e PD-së

Berisha në selinë e PD/ Kush janë? Persona me të zeza mbushin PLOT tarracën e PD

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha 18 dhjetor 2021 sali berisha sali berisha 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll