Aktualitet

Referendumi kundër Bashës/ Mbyllet procesi në 13 qytete, nis numërimi i votave

18 Dhjetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Referendumi kundër Bashës/ Mbyllet procesi në 13 qytete, nis

TIRANË– Përfundon procesi i votimit për referendumin kundër kryedemokratit Lulzim Basha në disa qytete të vendit, duke nisur kështu numërimi i fletëve. Numërimi ka nisur në Kukës, ku nga 2084 të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë. Po ashtu është mbyllur votimi në Divjakë, ku nga 800 anëtarë në lista kanë votuar gjithsej 364 anëtarë. 

Gjithashtu procesi i votimit është mbyllur edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku votimi pritet të jetë në pragun e mbi 50% të anëtarësisë. Përveç qyteteve të lartpërmendura, u mbyllën qendrat e votimit për referendumin e PD-së në qytete të tjera si: Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec.

LAJMI KRYESOR: VOTIMI- Berisha shkarkon Bashën me referendum: Ditë historike! (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet referendumi kunder bashes referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll