Aktualitet

Po punonte tek “Air Albania”, bie nga lartësia 40-vjeçari, përfundon në spital

18 Dhjetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Po punonte tek “Air Albania”, bie nga lartësia

TIRANË – Një 40-vjeçar u lëndua pasi ra nga një lartësi e vogël në stadiumin “Air Albania”. Në informacionin e fundit të publikuar nga policia, personi me inicialet H.M. po kryente punime në një pjesë të stadiumit ku në një moment bie papritur. Për fatin e mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet air albania air albania

Sondazh

Poll