Aktualitet

‘PD mbrohet nga RENEA’/ Përplasja Basha-Berisha, Rama: Policia e Shtetit s’ka lidhje

18 Dhjetor 2021, 21:24 Nga DOSJA
‘PD mbrohet nga RENEA’/ Përplasja Basha-Berisha, Rama: Policia

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në përplasjen që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke kërkuar mospërfshirjen e Policisë së Shtetit. Pasi Berisha e akuzoi se kishte dërguar trupa të Gardës dhe forcave RENEA në selinë e PD, Rama kërkoi që uniformat blu të komentoheshin në përplasje.

Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!,”-shkruan Rama në postimin e tij në Twitter. 

Po çfarë ndodhi sot me PD?

Në Kuvendin e sotëm të 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata-t”. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Pra, sot të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama perplasje ne partine demokratike edi rama perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll