Aktualitet

Kryesia/ Basha: Kush tenton të përçajë demokratët, na gjen të përgatitur për çdo gjë

18 Dhjetor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Kryesia/ Basha: Kush tenton të përçajë demokratët, na

TIRANË– Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e PD-së për të diskutuar lidhur me vendimet e miratuara. Në takimin e nisur që prej orës 19:30, Basha nisi mbledhjen me kërkesën e përgatitjeve për zgjedhje në strukturat e PD-së, ndërsa vetëm pak çaste më pas, në oborr mbërriti lideri historik Sali Berisha për të bërë me dije rezultatin final të referendumit kundër Bashës. Pas largimit të Berishës nga selia, Basha thirri mediat në dhomën e mbledhjeve, duke deklaruar se nesër do të bëhen transparent të gjithë emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e sotëm. Po ashtu, ai shtoi se PD bashkohet në një qëllim që është largimi i Edi Ramës, duke shtuar se kushdo që tenton të përçajë demokratët do t’o gjejë të bashkuar dhe gati për çdo situatë. Ndërkohë që nuk i shpëtoi pa komentuar edhe deklarata e Sali Berishës, i cili tha se në tarracën e PD, Edi Rama ka vendosur RENEA-n dhe Gardën, duke mohuar gjithçka.

Po çfarë ndodhi sot me PD?
Në Kuvendin e sotëm të 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata-t”. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Pra, sot të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama që qëndron larg përplasjen duke e komentuar vetëm përciptazi, sot ndërhyri duke kërkuar që në debatin mes Bashës dhe Berishës të mos përfshihet Policia e Shtetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha: Çdo element i botës së errët do ta gjejë PD-në të përgatitur për çdo situatë

Berisha kërcënoi “besnikët”, Basha: Qesharak! S’ruan dot as dinjitetin e tij

Njerëz me maska mbi tarracën e PD, Basha i tregon me gisht: Janë këta të 2, por…

Malltezi i hipi mbi makinë, Basha e sheh skenën: E marr me qera, paska bërë dëm

Pyetja e gazetares ‘shkrin’ Kryesinë, Basha i ndalon: Ju lutem! Se s’dëgjova pyetjen

Basha pas Kuvendit: Të përgatitet partia për zgjedhje!

Basha pas Kuvendit: Të përgatitet partia për zgjedhje!

Basha mesazh pas Kuvendit Kombëtar: Zgjodhëm të ardhmen!

Basha: Mund të ishim në BE, Berisha në ’96 kaloi standard të papranueshëm zgjedhor

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kryesia e pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kryesia e pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll