Sport

Barcelona, fitore me zemër në dorë, ndaj Elches duhet të falënderojë VAR-in

18 Dhjetor 2021, 19:39 Nga DOSJA
Barcelona, fitore me zemër në dorë, ndaj Elches duhet të

SPANJË- Në javën e 17-të të La Ligas Barcelona fiton me vështirësi ndaj Elches. 90 minutat përfunduan me shifrat 3-2, por ky sukses erdhi 5 minutat e fundit duke treguar edhe një herë problemet që ka skuadra katalanase. Vendasit do të shënonin dy herë brenda 20 minutave me golat e Jutgla-s dhe Gavit.

Avantazhi i dyfishtë kënaqi Barcelonën që lëshoi disi terren. Në pjesën e dytë miqtë shënuan dy gola shumë shpejt me Tete Morente dhe Milla. Gjithsesi, Barcelona u hodh në sulm dhe gjeti golin e tretë me Nicon në të 85-tën.

U desh konfirmimi nga sistemi VAR që goli të konsiderohej i rregullt. Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, tri më pak se Rayo Vallecano që mban vendin e katërt, të fundit për zonën Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona elche la liga barcelona elche la liga

Sondazh

Poll