Sport

VIDEO/ Skënderbeu mposhti Kastriotin në duelin e mbijetesës dhe merr ‘frymë”…

18 Dhjetor 2021, 18:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Skënderbeu mposhti Kastriotin në duelin e mbijetesës dhe

KORÇE – Në kuadër të javës së 14-të të kampionatit Abissnet Superiores, në Korçë, u takuan Skënderbeu vendës përballë Kastriotit të Krujës, një përballje e rëndësishme, ku fitorja, veç tri pikëve ka edhe vlera mbijetese.

Goli i parë i sfidës u shënua nga Mensah në minutën e 11-të, që shfrytëzon me kokë një krosim nga e djathta dhe 1-0 për Skënderbeun, i cili kalon i pari në epërsi.

Ndërsa në minutën e 40-të Kastrioti ka barazuar rezultatin me anë të Bedri Grecës, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe në shtyllën e dytë barazon rezultatin në 1-1.

Pjesa e dytë mes dy skuadrave fillon me tension, ku dy lojtarët Bedri Greca dhe Melos Bajrami janë të ndëshkuarit me kartonë të verdhë.

Në minutën e 68-të shënohet edhe goli i tretë i sfidën, me korçarët që kalojnë përsëri në avantazh. Këtë herë është Meksi, ai i cili arrin të mposhtë portierin Vata, për t’i çuar shifrat në 2-1.

Konfliktet gjatë ndeshjes, nuk munguan edhe në fundin e saj, sherr në të cilin u përfshi edhe trajneri i skuadrës krutane të Kastrotit, por u shua shpejt pas ndërhyrjes së stjuartëve.

Gjithsesi, Skënderbeu fitoi duelin e mbijetesës përballë Kastriotit në Korçë dhe barazoi Dinamon me 14 pikë në 14 ndeshje të këtij sezoni të Superiores. Ndërsa krutanët mbeten në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, 3 më pak se Egnatia, që luan nesër me Laçin në Rrogozhinë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport denimi i skenderbeut denohet skenderbeu per trukim ish-trajneri i skenderbeut kastrioti i krujes denimi i skenderbeut denohet skenderbeu per trukim ish-trajneri i skenderbeut kastrioti i krujes

Sondazh

Poll