Sport

Cassano këshillon Vlahovicin: “Jo te Juvja, shkoni te Manchester City”…

18 Dhjetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Cassano këshillon Vlahovicin: “Jo te Juvja, shkoni te Manchester

ITALI – “Mos shkoni te Juventusi”. Antonio Cassano, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ‘Bobo TV’, e ka këshilluar Dusan Vlahovic kundër klubit bardhezi të Torinos. Qendërsulmuesi i Fiorentinës ka bërë të ditur tashmë se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, që i skadon në fund të vitit me ‘violët’ dhe do të jetë një nga sulmuesit më të ndjekur në merkaton e radhës.

Ndër klubet që e ndjekin është edhe Juventusi. Por për Cassanon kjo do të ishte e gabuar. “Zgjidh Guardiolën dhe shko te Manchester City. Nuk e di nëse do t’ia dalësh tani, por në vetëm një vit me të, do të arrije nivelin e Haaland. Nëse, nga ana tjetër, në moshën 20-vjeçare do të gjesh një trajner që nuk di të flasë dhe të punojë me ju, rritja juaj përfundon”.

Edhe fjalët e Vierit dhe Adanit konfirmojnë mendimin e ish-playmakerit të Romës, Milanit dhe Interit. “Po të isha në vend të tij do të shkoja jashtë vendit”,- ka deklaruar Bobo, ish-qendërsulmuesi ‘azzurr’. “Pse të mos zgjidhi Conten dhe Tottenham? Antonio do ta bënte Vlahovicin të rritet siç ndodhi me Lukakun te Interi”,- është shprehur Adani.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksionet e juventusit antonio cassano christian vieri dusan vlahovic ekipin e fiorentinës futbollist i fiorentines të drejtpërdrejtë në ‘bobo tv’ aksionet e juventusit antonio cassano christian vieri dusan vlahovic ekipin e fiorentinës futbollist i fiorentines të drejtpërdrejtë në ‘bobo tv’

Sondazh

Poll