Sport

Juve ngre kokën: Morata dhe Cuadrado likujdojnë Bolonjën në mjegull

18 Dhjetor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Juve ngre kokën: Morata dhe Cuadrado likujdojnë Bolonjën në

ITALI– Juventus nuk gabon ndaj Bolognas dhe rikthehet te fitorja. Në javën e 18-të të Serie A, skuadra e Allegrit fiton me shifrat 0-2 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë në kuotën e 31 pikëve. Skuadra e Max Allegri e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë, kur Alvaro Morata e çoi topin në rrjetë.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-1 dhe sërish bardhezinjtë lëshuan terren, por Bologna nuk kishte rrezikshmërinë e duhur. Për t’i mbyllur llogaritë mendoi Juan Cuadrado.

Kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë, anësori kolumbian goditi fort nga jashtë zone dhe e çoi topin në rrjetë, edhe me ndihmën e një devijimi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bologna juventus bologna juventus

Sondazh

Poll