Sport

Momo Salah gjithnjë e më shumë në histori: barazon një tjetër rekord…

18 Dhjetor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Momo Salah gjithnjë e më shumë në histori: barazon një

ANGLI – Për Jurgen Klopp ai është lojtari më i fortë në botë për momentin. Momo Salah, të enjten, arriti një tjetër rekord në vitin e tij të pabesueshëm 2021: në 15 ndeshjet e fundit ai ka shënuar të paktën nga një gol, diçka që vetëm Jamie Vardy kishte arritur ta bënte para tij.

Por për ish-sulmuesin egjiptian, sigurisht që rekordet nuk janë të reja. Në tetor, ai arriti nëntë ndeshje radhazi me të paktën një gol, çka askush tjetër në historinë e “The Reds” nuk e kishte arritur kurrë dhe për më tepër, ai kaloi Drogban për golat e shënuar ​​në Premier League, duke u bërë afrikani më pjellor në historinë e kampionateve. Ai tashmë ka shënuar 24 gola në ligë, 9 më shumë se Kane, që renditet i dyti.

Në historinë e “The Reds” askush nuk ka shënuar më shumë gola në Champions League, 33. Ai është edhe i huaji, që ka arritur 100 golat më të shpejtë në Premier League. Periudha te Chelsea nuk tregoi shumë, por më pas ardhja në Itali, fillimisht te Fiorentina dhe më pas te Roma, i dha atij mundësinë për t’u dukur. Liverpooli pagoi 40 milionë verdhekuqtë për ta blerë në 2017. Tani Momo Salah vlen të paktën trefish.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egjiptiani mohamed salah gjermani jurgen klopp jurgen klopp jurgen klopp është i bindur mohamde salah egjiptiani mohamed salah gjermani jurgen klopp jurgen klopp jurgen klopp është i bindur mohamde salah

Sondazh

Poll