Sport

Covid-19 në Premier League, shtyhet edhe ndeshja e sotme Aston Villa-Burnley…

18 Dhjetor 2021, 15:03 Nga DOSJA
Covid-19 në Premier League, shtyhet edhe ndeshja e sotme Aston

ANGLI – Përhapja e Covid-19 në Angli nuk ndalet dhe rastet e shumta pozitive vazhdojnë ‘të zhdukin’ klubet e Premier League.

Pas shtyrjeve të shumta në ditët e fundit, edhe ndeshja mes Aston Villas së Stevie Gerrardit dhe Burnleyt është shtyrë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në mesin e lojtarëve dhe stafeve të ekipeve.

Kështu, dhjetë ndeshje në ligën angleze janë shtyrë këtë javë. “Aston Villa mund të konfirmojë, se ndeshja e sotme në Premier League ndaj Burnley është shtyrë për shkak të rritjes së numrit të rezultateve pozitive të testit Covid-19 brenda skuadrës sonë”,- njoftoi klubi anglez i qytetit të Birminghamit.

Ndeshja mes Leeds dhe Arsenal mbetet kështu e vetmja e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e shtunë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit 29-vjeçarin e arsenalit aston villas burnleyt covid-19 në angli qytetit të birmingham steven gerrard në atë të aston villas “topçinjtë” e arsenalit 29-vjeçarin e arsenalit aston villas burnleyt covid-19 në angli qytetit të birmingham steven gerrard në atë të aston villas

Sondazh

Poll