Sport

Eden Hazard titullar me Real Madridin, për herë të parë pas tre muajsh

18 Dhjetor 2021, 16:34 Nga DOSJA

SPANJE – Eden Hazard do të startojë si titullar me Real Madridin kundër Cadiz, të dielën në “Santiago Bernabeu” (21:00). Kjo do të jetë ndeshja e parë e mesfushorit sulmues belg, që nga fundi i shtatorit dhe përballja me Sheriff Tiraspol në Champions League (humbja 1-2).

Trajneri i tij, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp të shtunën, u shpreh se përzgjedhja e belgut nuk ishte e kushtëzuar nga mungesat brenda skuadrës, ku janë evidentuar deri tani gjashtë raste me Covid. “Ai do të fillojë, por jo për shkak të mungesës së lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion,”- siguroi trajneri. – Ai ka punuar mirë dhe nuk ka ndryshuar mendje. Ai e ka ruajtur motivimin, është stërvitur mirë dhe e meriton të luajë.”

Përkundrazi, shtypi madrilen shpjegoi të shtunën të kundërtën. “Tani ose kurrë”,- shkruajnë ‘Marca’ dhe ‘AS’, madje kjo e fundit në faqen e pare shkruan, se “Covidi te Reali ka eliminuar pothuajse të gjithë konkurrentët e belgut”, i cili ka luajtur vetëm 424 minuta këtë sezon me klubin “los blancos”, ku ndodhet nën kontratë deri në qershor 2024.

Ndërkohë, Ancelotti shpjegoi gjithashtu se Karim Benzema, i dëmtuar në ndeshjen kundër Atlético Madrid të dielën e kaluar (2-0), pasi humbi ndeshjen e Champions League kundër Inter pesë ditë më parë (2-0), “ndihet mirë dhe do të luajë.”

Reali, kryesuesi i kampionatit, është tetë pikë përpara Sevilla që e ndjek, e cila me një ndeshje më pak, ka nëntë pike më tepër se Betis, që renditet i 3-ti.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bale i lumtur me humbjen e realit carlo ancelotti eden hazard eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit ka fituar tri herë trofeun me real madridin karim benzema real madridin reali i madridit bale i lumtur me humbjen e realit carlo ancelotti eden hazard eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit ka fituar tri herë trofeun me real madridin karim benzema real madridin reali i madridit

Sondazh

Poll