Sport

Man.United, Ragnicik i del një problem! Sulmuesi del kundër tij dhe Ronaldos

18 Dhjetor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Man.United, Ragnicik i del një problem! Sulmuesi del kundër tij dhe

ANGLI– Raporti mes Mason Greenwood dhe Cristiano Ronaldos është thyer. Trajneri i ri Ralf Rangnick duhet të përballet me një tjetër telash sepse 20-vjeçari do të donte të luante më shumë dhe është i mërzitur nga ndikimi i portugezit në skuadër.

Sezonin e kaluar, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, Mason sigurisht luajti një rol kyç për skuadrën. Por, pas ardhjes së 5-herë fituesit të “Topit të Artë”, situata ndryshoi dhe anglezi kishte gjithnjë e më pak hapësirë.

Gazeta spanjolle pretendon se Greenwood, pikërisht për shkak të bashkëjetesës së vështirë me portugezin, po shqyrton mundësi të reja për të ardhmen e tij. Për sulmuesin anglez do të ishin të interesuar disa klube europiane, përfshirë Barcelonën, Juventusin dhe Arsenalin.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta për shembull, sipas gazetës spanjolle, e sheh Greenwood si një “yll të së ardhmes”, ndërsa trajneri Xavi duket se preferon të transferojë Anthony Martial.

Lajmi për gjendjen e futbollistit 20-vjeçar vjen pasi podkasti i The Athletic’s Talk of the Devils foli për një super ofertë të kaluar për Greenëood. Dy vjet më parë, në fakt, Juventusi do t’i kishte ofruar 18-vjeçarit të atëhershëm një kontratë të artë për ta çuar atë në Serie A. Megjithatë, në atë kohë, United ishte në gjendje ta bindte lojtarin të qëndronte dhe të nënshkruante një kontratë katër vjeçare.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ralf rangnick ronaldo manchester united ralf rangnick ronaldo

Sondazh

Poll