Aktualitet

‘I qoftë dheu i lehtë’/Demokratët e Elbasanit e Korçës thyejnë kartat e anëtarësisë

18 Dhjetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
‘I qoftë dheu i lehtë’/Demokratët e Elbasanit e

ELBASAN/KORÇË – Të shumtë janë demokratët, të cilët sot kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj Lulzim Bashës dhe për këtë arsye ata kanë vendosur të thyejnë kartën e anëtarësisë të Partisë Demokratike.

I tillë është rasti i dy demokratëve nga Elbasani dhe Korça, të cilët përveçse e kanë grisur kartën e anëtarësisë së PD, e kanë hedhur atë më pas në koshin e plehrave, pasi sipas tyre u rëndon xhepin.

“Jam anëtar që në vitin 1991, më rëndon ky emri Lulzim Basha që na bën anti-amerikan kurse ne jemi pro popullit amerikan, ta hedh këtë se më rëndon xhepin, rroftë Partia Demokratike. (thyen dhe hedh në koshin e mbeturinave kartën e anëtarësisë së PD-së)”, tha një demokrat në Elbasan.

“Unë jam që demokracinë e vitit 90’ dhe nuk e gjej emrin në listat votuese si anëtar partie, unë kam dhënë kontribute kurse sot nuk figuroj askund. Mua më kanë hequr nuk figuroj, sot kam votuar vetëm me këtë kartë që më ka dhënë Lulzim Basha. Nuk e di si tja bëj kësaj karte sepse Luli sot nuk ekziston më. Prandaj kjo kartë i qoftë dheu i lehtë (thyen kartën), thotë një tjetër demokrat në Korçë.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dega e pd korce lulzim basha pd elbasan referendumi kunder bashes sali berisha dega e pd korce lulzim basha pd elbasan referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll