Aktualitet

VD / 46-vjeçari nga Durrësi kapet me 23 emigrantë të fshehur në karrocerinë e mjetit

18 Dhjetor 2021, 08:14 Nga DOSJA
VD / 46-vjeçari nga Durrësi kapet me 23 emigrantë të

KORÇË – Policia e Korçës ka bërë të mundur evidentimin dhe më pas arrestimin e një 46-vjeçari nga Durrësi, i cili është kapur teksa po transportonte 23 emigrantë të paligjshëm me kamionçinën e tij, duke përfituar nga 300 euro për secilin.

Sipas bluve të Korçës, në pranga ra Idlir Topçiu 46 vjeç, banues në Durrës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe vjedhjes. Arrestimi i tij u krye pasi, hjatë kontrollit të ushtruar, në karrocerinë e mjetit, në një vend të përshtatur me dërrasa dhe binarë druri, u gjetën të fshehur 23 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, shtetasi I. T., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në karrocerinë e kamufluar të mjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga policia, vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, të shtetasit Idlir Topçiu 46 vjeç, banues në Durrës (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe vjedhjes). Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara, se një mjet tip “Ford” do të transportonte kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit me drejtues 46-vjeçarin dhe ndalimin e tij në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Gjatë kontrollit të ushtruar, në karrocerinë e mjetit, në një vend të përshtatur me dërrasa dhe binarë druri, u gjetën të fshehur 23 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, shtetasi I. T., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor, të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligshem korce operacioni perimetri emigrante te paligshem korce operacioni perimetri

Sondazh

Poll