Aktualitet

Zjarr në një shtëpi në Kolonjë, ndërron jetë i paralizuari, shpëtojnë pesë të tjerët

18 Dhjetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
Zjarr në një shtëpi në Kolonjë, ndërron jetë

KOLONJË- Një 61-vjeçar i paralizuar ka ndërruar jetë pasi shtëpinë e tij ka rënë zjarr. Sipas njoftimit të Policisë, H.S. 61 vjeç është bllokuar në banesë pas rënies së zjarrit duke qenë se ishte i paralizuar dhe u asfiksua. Pesë anëtarët e tjerë të familjes janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse. Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë: 

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne kolonje kolonje zjarr ne kolonje digjet shtepia ne kolonje kolonje zjarr ne kolonje

Sondazh

Poll