Aktualitet

Arrestohet në flagrancë shqiptari në Itali, u kap teksa po shiste kokainë në rrugë

18 Dhjetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Arrestohet në flagrancë shqiptari në Itali, u kap teksa po shiste

MORCIOLA – Policia italiane ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge. Pas arrestimit në flagrancë, agjentët e policisë i gjetën në banesë lëndë narkotike kokainë dhe 10 mijë euro cash.

I riu u pikas në rrugë teksa po i shiste 6.24 gram kokainë një shtetasi italian. Dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike për të siguruar të ardhura.

Shqiptari u arrestua me akuzën e shpërndarjes së drogës dhe është dërguar në burgun e Pesaros. Pasditen e djeshme gjyqtari i Gjykatës së Urbinos vendosi ta lërë atë në masën e sigurisë “arresti shtëpie”, deri në hetimin e plotë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll