Aktualitet

VD-Paralajmëroi protestë! Berisha: Të hënën mblidhen demokratët në oborrin e PD

18 Dhjetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
VD-Paralajmëroi protestë! Berisha: Të hënën mblidhen

TIRANË– Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi për mediat se të hënën do të zhvillohet protesta e madhe në mbrotjtje të interesit kombëtar. Jashtë banesës së tij, përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se të hënën demokratët do të mblidhen në orën 16:00. Vendin se ku do të zhvillohet kjo protestë, Berisha nuk e bëri të ditur.


Do të kenë të njëjtin fund, të hënën në orën 4 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtjen e interest kombëtar. Nuk ka protestë përpara selisë së PD, por vendi ku do të grumbullohen demokratët ditën e hënë, është oborri i selisë së PD-së, unë ftoj të gjithë deputetët dhe demokratët që të bashkohen, dhe të protestojmë përpara kryeministrisë.Selia e PD-së nuk është prona e Lulzim Bashës, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Ka një komision qendror që e drejton Referendumin.’- u shpreh Berisha.

Protesta do të zhvillohet kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe Edi Ramës.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike protesta referendumi kunder bashes sali berisha protesta referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll