Aktualitet

U kap me bujë të madhe për grabitjen e supermarketit, lirohet biznesmeni sarandiot

18 Dhjetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
U kap me bujë të madhe për grabitjen e supermarketit, lirohet

SARANDË – Gjykata e Sarandës ka liruar biznesmenin e kondicionerëve Dh.N, 36-vjec, i arrestuar tre ditë më parë pasi në banesë, sipas policisë iu gjetën 2 armë zjarri luftarake dhe 1 revolver sportiv. Që nga momenti i parë kur u arrestua, biznesmeni sarandiot mbajti qëndrim mohues, duke thënë se ato janë armë artizanale të blera në tregun e suvenireve në Greqi, por megjithatë policia e arrestoi me dy akuza.

Shkak për kontrollin ishte fakti që banesa e biznesmenit ndodhej pas Supermarket “Halo”, në të cilin u vodhën 200 mln lek nga kasaforta të shtunën e kaluar. Biznesmeni tha se i ishte prishur pajisja e regjistrimit të kamerave DVR dhe ndaj nuk mund ta ndihmonte policinë, por një kontroll në banesë për të vërtetuar këtë  gjë, i zbuloi atij “armët”.

Gjykata megjithatë vendosi ekspertim për 2 revolverat dhe 1 pistoletë, edhe pse dukshëm ato janë jashtë funksionit luftarak.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne sarande policia sarande sarande supermarket grabitje ne sarande policia sarande sarande supermarket

Sondazh

Poll