Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas 10-vjeçarin, niset me urgjencë në spital

18 Dhjetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas

Tiranë – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kamzës, ku një 10-vjeçar është goditur nga një automjet, e për pasojë ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Informacion paraprak. Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç. Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne kamez kamez policia e tiranes aksident aksident ne kamez kamez policia e tiranes

Sondazh

Poll