Aktualitet

Gjeladini: Bizneset rritën të ardhurat duke përdorur rrjetet sociale gjatë Covid-19

18 Dhjetor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Gjeladini: Bizneset rritën të ardhurat duke përdorur rrjetet

TIRANË – Drejtuesi i kompanisë Terra, Blerim Gjeladini, i ftuar në emisionin ‘Ekonomi Plus’ të moderatores Klaudja Karabolli në ‘Syri Tv’, foli për ndikimin e rrjeteve sociale në biznes. Gjeladini theksoi se Covid shtoi komunikimin dixhital, duke vënë në dukje se bizneset rritën të ardhurat, duke përdorur rrjetet sociale.

“Covid bëri që njerëzit të përdorin më shumë komunikimin dixhital. Shumica e kanaleve të komunikimit i kanë dyfishuar ose trefishuar kapacitetet e tyre. Kjo sepse njerëzit kryesisht punonin vazhdimisht në mediat sociale. Facebook, Instagram dhe Whatsapp fituan shumë. Bllokimi pati bujë, kjo sepse ngeci shumëçka, kjo se edhe ekonomia është bërë dixhitale. Bizneset edhe i kanë rritur të ardhurat duke përdorur rrjetet sociale. Marketet, dyqanet kanë pasur rritje. Kanë ndryshuar mënyrat si dërgohen postat”, deklaroi Gjeladini.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet biznes blerim gjeladini rrjetet sociale biznes blerim gjeladini rrjetet sociale

Sondazh

Poll