Aktualitet

Vdiq pas atentatit mafioz në 2020, arrestohet vrasësi i shqiptarit në Itali

17 Dhjetor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Vdiq pas atentatit mafioz në 2020, arrestohet vrasësi i shqiptarit

ITALI – Autorët e vrasjes së Selavdi (Simone) Shehajt në plazhin e Torvaianicas janë arrestuar ditën e sotme. Të ndaluarit janë Raul Esteban Calderon dhe Enrico Bennato, ku i pari akuzohet gjithashtu dhe për ekzekutimin e Fabrizio Piscitellit, kapoja i ultrasve të skuadrës së Lacios, ngjarje e ndodhur në 7 gusht 2019 në Romë.

Interesant është fakti se policia dhe prokurorët po hetonin për vrasjen e Piscitellit, por rezultatet e hetimeve çuan në bashkimin e dy ngjarjeve të rënda. Ajo që i bashkon është mënyra mafioze e ekzekutimit.

Piscitelli dhe 38-vjeçari shqiptar Shehaj dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të lidhur me trafikun e drogës. Atentatorët mendohet se i përkasin një grupi rival të viktimave. Ndër të tjera, Selavdi Shehaj rezulton me precedentë të mëparshëm penal dhe i dënuar.

Selavdi Shehaj u vra në 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianicas. Viktima po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës, ndërkohë dy persona të maskuar dhe të hipur mbi një motor “Scooter” iu afruan nga pas dhe njëri prej tyre e qëlloi dy herë në shpinë. 38-vjeçari Shehaj ndërroi jetë në spital pas 4 ditësh.

Marrë nga “Il Corriere della Citta”

SHIKO DHE KËTË:

Mbas 2 vitesh/ Policia arreston vrasësin e “Diabolik”, kreut të ultrasve të Lazios

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet selavdi shehaj selavdi shehaj

Sondazh

Poll