Aktualitet

PD cakton emrat e 12 kryetarëve të degëve, zëvendësojnë mbështetësit e Berishës

17 Dhjetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
PD cakton emrat e 12 kryetarëve të degëve,

TIRANË– Partia Demokratike ka emëruar kryetarët e rinj të degëve pasi shkarkoi mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në degët Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, kryetarë do të jenë nënkryetarët e PD-së, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Në Shijak është caktuar drejtues dege Red Varaku. Drejtimin e degës Devoll e ka marrë deputeti Bledion Nallbati. Pritet të zbardhen dhe emrat e kryetarëve të degëve të tjera. 

Më 12 dhjetor Këshilli Kombëtar i PD-së me 251 vota pro shkarkoi të gjithë mbështetësit e Berishës mes tyre dhe kryetarëve të degëve.

Të shkarkuar janë edhe: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll