Aktualitet

Gati për Kuvendin/Basha mbledh Kryesinë, propozohet spastrimi i PD nga ‘non grata-t’

17 Dhjetor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Gati për Kuvendin/Basha mbledh Kryesinë, propozohet spastrimi i PD nga

TIRANË– Lulzim Basha ka mbledhur për më shumë se 3 orë Kryesinë e Partisë Demokratike, kur nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e sotëm u vendos që t’i propozohet këtij Kuvendi shkarkimi nga strukturat i personave të prekur nga ligji i dekriminalizimit ose që rezultojnë “non-grata” nga strukturat qendrore të Partisë.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, ishte nënkryetari i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë  të shpallur ‘non grata’. Por nuk ka përmendur emra! Menjëherë në diskutim ka reaguar deputetja Dhurata Çupi, e cila ka përmendur emrin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ndërsa Ervin Salinji ka propozuar që kjo pikë të kthehet në një rezolutë. Ndërkaq gjatë mbledhjes së sotme është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor. Anëtarë të Komisionit Statutor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

Nisur nga kjo pikë, Kuvendi i nesërm do të vendosë dhe fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha në parti. Gjithashtu, u konfirmua krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizatë partnere e PD-së, e cila do të veprojë paralelisht me FRPD dhe Forumin e Gruas, por është ende e paqartë axhenda e kësaj strukture. Po ashtu, u miratua edhe rendi i ditës së nesërme në Kuvendin Kombëtar, ku është vendosur edhe votimi për ndryshimet e parashikuara në Statut.  Ndërkohë që më fillim të mbledhjes, Basha nuk ka vonuar që të emërojë 12 kryetarët e rinj të degëve në PD, pasi u shkarkuan nga Kryesia pak javë më parë, me pretendimin se nuk ishin angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Ndërkohë që nesër do të mbahet Kuvendi tjetër Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës, si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Po ashtu, nesër në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë asnjë vendim i nxjerrë nga Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është njohur nga Basha, ndërsa çështja ka përfunduar në Gjykatë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbledhja e kryesisë së PD-së, publikohen vendimet

Fati i Berishës në PD, kryesia e partisë merr vendimin e fundit

Kuvendi i 18 dhjetorit, përfundon mbledhja e kryesisë së PD-së

Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD, propozimi: Mos të ketë “non grata”

Mblidhet Kryesia e PD, vendoset ngritja e Komisionit Statutor 

vijon…

(k.m/F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kryesia e pd 17 dhjetor 2021 lulzim basha partia demokratike kryesia e pd 17 dhjetor 2021 lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll