Politike

VD-Meta e ktheu mbrapsht, Rama i vendosur: ‘Bashkëqeverisja’ do kalojë në Kuvend

17 Dhjetor 2021, 14:32 Nga DOSJA
VD-Meta e ktheu mbrapsht, Rama i vendosur: ‘Bashkëqeverisja’ do

LEZHË – Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Ligji për Bashkëqeverisjen do të rikthehet dhe do të kalojë në parlament. Edhe pse presidenti Ilir Meta e ktheu pas për rishikim, nga një takim me qytetarët në Lezhë, kreu i qeverisë shtoi se ky ligj sanksionon përgjegjësitë për qeverinë dhe bashkitë për të zgjidhur problemet e qytetarëve.


“Ligji është kthyer mbrapsht për të gjitha arsyet dhe mos arsyet që tashmë të gjithë jemi mësuar me Presidentin , dhe do hyjë në kuvend ashtu siç është, duke bërë që marrëdhënia me qytetarët të jetë që administrata do jetë e detyruar të trajtojë çdo ankesë të qytetarëve dhe t’i japë zgjidhje. Me ligjin e ri jo vetëm sanksionohen të gjitha detyrimet e qeverisë dhe bashkive për t’iu dhënë përgjigje në kohë reale sipas afateve të përcaktuar me ligj dhe për të zgjidhur situatat kur e drejta është me qytetarët”, u shpreh kryeministri.

LAJMI KRYESOR: ‘Bashkëqeverisja’/Rama në Lezhë: Sanksione për titullarët,s’ka sportele nga 1 janari

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ilir meta platforma e bashkeqeverisjes rama ne lezhe per bashkeqeverisje edi rama ilir meta platforma e bashkeqeverisjes rama ne lezhe per bashkeqeverisje

Sondazh

Poll