Politike

Referendumi për shkarkimin e Bashës! LISTA, qendrat e votimit sipas zonave

17 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA

TIRANË– Demokratët do të votojnë nesër në referendumin e thirrur nga ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Demokratët do të votojnë në selitë e PD-ve në lokale ndërsa të tjerë në degët e zyrave sipas zonave.

Demokratët e Tiranës do të votojnë si më poshtë:

Edhe deputeti demokrat, Agron Shehaj u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të votojnë ditën e nesërme në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Shehaj fton demokratët që të votojnë në njësinë numër 7 dhe 5 në Tiranë. Thirrja e deputetit është që secili nga demokratët të votojnë për një lidership të ri, parti të hapur dhe të fortë.

POSTIMI:

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Dega 5 dhe 7! Nesër zhvillohet referendumi për të konfirmuar vendimarrjen e Kuvendit Kombëtar; për lidership të ri, për parti të hapur e të fortë. Ju duhet të vendosni për të ardhmen e Partisë Demokratike. Votimi në njësinë 7 do të zhvillohet pranë zyrës së degës, e cila ndodhet përballë hotel Mondial në katin e 3. Në njësinë 5, votimi do të zhvillohet pranë zyrës së degës 5, e cila ndodhet tek Kompleksi Kika 2, pallati mbrapa Aleat.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron shehaj perplasje ne partine demokratike agron shehaj perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll